Ekskluzive: Dasmë në BBVK, Adri dhe Iliriana martohen të premten

Adri dhe Iliriana janë çifti i cili brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova janë një banor i vetëm.

Gjatë kohës që ata janë në Big Brother Vip Kosova, janë treguar shumë të qetë dhe nuk kanë krijuar debat me askënd.

Çfiti kanë treguar se janë në lidhje shumëvjecare, të cilën shumë shpejt pritet ta kurorëzojnë me dasmë.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se Adri dhe Iliriana do të martohen këtë të premtë gjatë prime-t në Big Brother Vip Kosova.

Sic duket, çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në sytë e miliona shikuesve.

Ndryshe, Neutral do të ju sjellë edhe detaje të reja rreth banorëve të tjerë.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *