Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një 13-vjeçareje në Drenas e cila para disa dite ishte raportuar e zhdukur.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.
“Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti.
Të hënën, Policia njoftoi se dy persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën 13-vjeçare, e cila një ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.
“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifiku lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistu dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, ka konfirmuar për Gazeta10, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës./