Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2,nga tani e tutje rrugëtimin e tij muzikor ia ka besuar menaxherit, Jetmir Agaj, shkruan Neutral Bizz.
Këtë verë, Luizi pritet të sjellë tri projekte të reja të cilat padyshim, sikur kënga “Kce” do të jenë hite të verës 2024.
Kjo ishte konfirmuar kohë më parë nga producenti i ”SBS Music”, Jetmir Agaj. Ai kishte thënë se kanë rënë dakort që Luizi të jetë pjesë e ekipit.
Ndryshe, Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2, do të jetë fytyra e re e Golden Eagle.
Pas përfundimit të kontratës që kishte me Top Channel dhe një kompani tjetër të pijeve energjike, Luis Ejlli tani ka vendosur që të bëj kontratë me kompaninë nga Suhareka (Frutex).
Luiz Ejlli ishte bërë i famshëm gjat qëndrimit në Big Brother VIP Albania 2, ku konsumonte shumë Golden Eagle.
Gjatë qëndrimit në BBVA, ishte bërë e famshme edhe shprehja e Luiz Ejllit që ‘sapo të dilte nga shtëpia e Big Brother, do të nisej për në Suharekë’.