Irani tash sulmon edhe me raketa Izraelin – publikohen pamjet e para dramatike

Mediumi shtetëror iranian, IRNA raporton se tashmë ka nisur edhe sulmi me raketa ndaj Izraelit.

Tashmë mediumi në fjalë ka publikuar një video teksa shihet një raketë duke fluturuar në ajër.

Sipas informacioneve, raketa përshkruan rrugën nga Basra e Irakut drejt shtetit izraelit.

Ndërkohë, Irani gjithashtu ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit.

Përshkallëzimi erdhi pas sulmit të shtetit izraelit në ambasadën iraniane në Damask të Sirisë.

Benyamin Netanyahu tashmë ka mbledhur urgjentisht kabinetin izraelit të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *