Largohet pas gati 6 orë e gjysmë mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore në Shtime

Është tërhequr mjeti shpërthyes në Shtime që dyshohet të ketë qenë predhë artilerie.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Predha është tërhequr në ora 18:05 nga ekipet e FSK-së”, tha shkurt Veseli.

Ekipet e FSK-së kanë bërë rreth 6 orë e 30 minuta për ta hequr mjetin shpërthyes, e cila dyshohet të ketë qenë që nga lufta e Dytë Botërore, pasi për rastin policia ishte njoftuar në ora 11:30.

“Më datën 11.04.2024, rreth orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *