Don Xhoni probleme me ligjin, shkon në Prokurori (VIDEO)

Artistët janë personazhet të cilat pëlqehen por edhe për shumicën e fansave të tyre, gjithashtu ata edhe janë një model që shpesh edhe “lakmohen”.

Por përtej famës dhe jetës luksoze, jo të gjithë artistët kanë edhe “qetësi” në jetën e tyre.

Shumica prej tyre kanë pasur edhe probleme me drejtësinë, e një ndër ta është reperi nga Drenica, Don Xhoni.

Don Xhoni sot është parë në ambientet e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali në Prokurorinë Themelore të Kosvovës.

Deri tani nuk dihet arsyeja e vajtjes të reperit në Prokurori.

I njëjti, më parë ka qenë i dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Ai ishte obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *