Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili me udhëzim nga QMF-ja në Pejë është transferuar për në QKUK ku po pranon tretmanin e mëtejshëm mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është duke u hetuar.
“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.