VIDEO/ Këta janë të dyshuarit në përleshjen e rëndë në “Kodrën e Trimave”, ky dyshohet të jetë motivi

Në lagjen “Kodra e Trimave” që konsiderohet si lagjja e të fortëve, mbrëmë ka ndodhur një incident në mes dy grupeve, ku dyshohet se ka pasur përleshje e madje edhe të shtëna me armë, shkruan Gazeta Neutral.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se të dyshuarit tashmë janë kapur nga Policia e Kosovës.

Po të njëjtat burime, kanë deklaruar për Neutral se personat e përfshirë në rrahje janë: G.B 24-vjecar, A.K 20-vjecar, F.A 39-vjecar, P.Sh 25-vjecar, R.Sh 42-vjecar si dhe E.Gj 22-vjecar.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kapur të dyshuarit, të cilët u futën në konflikt pas një mosmarrëveshje momentale.

Sipas të të njëjtave burime, dyshohet se përleshja ka nisur për shkak të mospajtimeve mes grupeve për lëndë narkotike.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *