Me të hyrë në Big Brother VIP Kosova, Edona James ka bërë një rrëfim për jetën familjare të saj.
Ajo ka rrëfyer se nëna e saj e ka lindur në moshën 14 vjeçare, ndërsa gjyshja e saj e ka shkëmbyer nënën e saj me një lopë.
Nëna e saj është martuar në moshën 13 vjeçare, me një burrë 20 vite më të vjetër në moshë, duke e shkëmbyer me një lopë.
Jo vetëm në familjen e Edones, por pothuajse në çdo familje shqiptare ka ekzistuar koha primiteve e martesës në vitet e mëhershme të para luftës.