Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Përmes një postimi në Facebook, zonja Tahiri komentoi zhvillimet e reja në lidhje me çështjen e Asociacionit.
Më saktë, ish-kryenegociatorja kosovare ironizoi me pranimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij, pra VV-ja, i bëri Asociacionit sipas “modelit modern evropian” të BE-së.
Tahiri ka shkruar se Kurti dhe krejt VV-ja janë modernizuar.
“U modernizuan Kurti e krejt VV – i tha po asociacionit ‘modern’”, shkruan Tahiri.