Pavarësisht problemeve shëndetësore, Nita Latifi sjell “Marrëzi” në Festivalin e Këngës në RTK: Ia dola

Nita Latifi ka qenë në mesin e këngëtarëve që ka performuar mbrëmë (e enjte) në Festivalin e Këngës në RTK.

Ngjarja, e organizuar te Pallati i Rinisë, ka mbledhur disa nga zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare.

Ajo bëri një interpretim të shkëlqyer të këngës “Marrëzi”, pavarësisht problemeve shëndetësore.

Foto: Screenshot/Instagram

“Është marrëzi mos me e nda me juve këtë video me emocione të tepërta. Po, pata tepër emocione dhe frikë se për shkaqe shëndetësore, ka me më lënë zëri në mes të skenës, por ia dola me e dhanë më të mirën time sonte”, u shpreh ajo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 shtoi: “Nesër jemi prapë, e unë kam me dhënë maksimumin me qenë më mirë se sot. Dashuri për të gjithë ju që më keni përkrahur”.

Reklama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *