Gazeta Neutral raportoi pak më parë se është gjetur 39-vjeçarja, Shqipe Zekaj e cila u raportua e zhdukur sot në Drenas.
Disa persona kanë kontaktuar Gazetën Neutral duke informuar se kanë rënë në gjurmët e zonjës dhe se të njëjtën e kanë gjetur.
E raportimin e Neutralit tashmë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas.
Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin”, tha Ahmeti.