Skandal/ Publikohen mesazhet e Naim Murselit ku kërkon para me fajde, përmend Behgjet Pacollin: Më duhen 8 mijë euro, t’i kthej 12 mijë

Gazetari Milaim Zeka së fundmi ka publikuar disa mesazhe të Naim Murselit ku ia kërkon dikujt disa 8 mijë euro borxh me kthim total 12 mijë euro, e një veprim i tillë quhet fajde, shkruan Gazeta Neutral.

Sipas mesazheve, Naimi ka deklaruar se paraprakisht është ndihmuar me 30 mijë euro nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjë që ngrit dyshime në vlerën për shkak se 30 mijë euro dyshohet se Murseli i ka paguar dorasin e planifikuesin për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Kërkesa për borxh, sipas datës që shënon në bisedë, është realizuar në shtator të këtij muaji, dy muaj para vrasjes së gruas së Murselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *