Ledi e “mohoi” lidhjen e dikurshme, publikohen pamjet e saj intime me Bucin të para më shumë se 10 viteve

Ylli Dërvishi apo i njohur ndryshe si Buci dhe Ledi Vokshi, janë dy prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi të njëjtët janë përfolur edhe për lidhjen e dikurshme që kanë pasur së bashku në spektaklin e ngjashëm “Shpija e Kosovës 2”.

Megjithatë, Ledi ishte ajo që e mohoi se ka pasur diçka më shumë se shoqëri dhe simpati në atë kohë, gjersa Buci u shpreh se nuk do donte të fliste tani për këtë temë, pasi Ledi është tashmë e martuar.

Me këtë ai sikur la të kuptohet se ka pasur diçka vërtet mes dyshes, teksa dyshimet për këtë i shtojnë më shumë së fundmi disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Në TikTok është shpërndarë me të madhe një video, ku Ledi dhe Buci shihen bashkë në disa çaste intime në skenën e një klipi të reperit Mc Qoppa.

Videoja është komentuar me të madhe nga fansat, duke ngjallur reagime të shumta për raportin mes tyre.

Si Ledi ashtu edhe Buci rrezikojnë të dalin këtë javë, pasi janë të nominuar bashkë me banorët: Monika Salihu, Linda Halimi, Santiana Maloku, Gani Gërmnia dhe Meti Alshiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *