Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit priten reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me pak vetëtimë dhe bubullimë.
Edhe dita do të vijojë kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat do të jenë edhe në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë në lokalitete.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h!