Zyrtare: Ernest Muçi te Besiktasi, ylli “kuqezi” bëhet bashkëlojtar i Rashicës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është transferuar nga Legia Warsawa në Superligën e Turqisë, te Besiktasi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi turk përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Muçi ka firmosur kontratë me gjigantin turk dhe vlera e këtij transferimi thuhet se do të jetë 8 milionë euro. Lojtari “kuqezi” do të bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës te “shqiponjat”.

Një shumë e madhe do të shkoj te skuadra e Tiranës, e cila mban kartonin e futbollistit shqiptar. Shuma që të kaltërtit nga kryeqyteti shqiptar do të fitojë nga ky transferim është 800 mijë euro.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ekstraklasa në Poloni ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Kurse në garat e UEFA-s këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *