Fituesi i Big Brother Kanada në mbështetje të Blerandos

Fituesi i Big Brother Kanada, Kevin Jacobs, duket se është një ndjekës i rregullt i formateve të tilla.

Ai siç zbulohet ka ndjekur edhe edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Në një video të shpërndarë në TikTok, Kevin është në mbështetje të Blerandos.

I njëjti mori vëmendje të madhe vitin e kaluar, pasi u tha se Luiz Ejlli ndoqi lojën dhe strategjinë e tij në Big Brother VIP Albania 2.

Artisti shkodran madje është takuar me të në Kanada dhe e ka falënderuar për gjithë përkrahjen që ia ka dhënë asokohe.

Në ndërkohë, finalja e madhe e BBVK 2 do të jetë ditën e premte (2 shkurt).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *