BMW nuk ka plane të prodhojë konceptin Z4 Coupe.
Pas debutimit të konceptit të tij vitin e kaluar, u përhapën thashetheme duke pretenduar se BMW ka plane për të prodhuar këtë model në numër të kufizuar.
BMWBlog raporton se drejtuesit e kompanisë kanë anuluar planet për prodhimin e veturës, transmeton Telegrafi.
Z4 tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur debutoi në Concorso d’Eleganza Villa d’Este në Itali me brendësinë e tij të mbuluar nga lëkura me ngjyrë kafe.
Megjithatë, siç duket puna e palodhur e projektuesve të tij do të mbetet vetëm një krijim mahnitës që ne do të dëshironim të ishte ndërtuar.
Sipas BMWBlog, marka gjermane ishte drejt procesit të realizimit të veturës e cila përfshinte prodhimin e 50 njësive me vlerë 250 mijë dollarë (230,693 euro) secila. Por, kjo nuk ka mjaftuar për të ringjallur dhe për ta kthyer në realitet konceptin Touring Coupe.