Rritet për 25 % numri i operacioneve të kryera në Kirurgjinë Abdominale në QKUK

Ka shënuar rritje për 25% numri i operacioneve të kryera nga kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

ShSKUK ka bërë të ditur përmes një njoftimi se në nëntë muajt e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë e 691 operacione, përfshirë operacione urgjente, por edhe ato të planifikuara, në programin e rregullt operativ.

“Duke ju referuar të njëjtit raport, janë kryer edhe 303 intervenime endoskopike (ERCP), 147 Gastrokopi, 148 Kolonoskopi dhe shërbime të tjera të natyrës kirurgjike”, thuhet në një njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *