Ka shënuar rritje për 25% numri i operacioneve të kryera nga kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK.
ShSKUK ka bërë të ditur përmes një njoftimi se në nëntë muajt e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë e 691 operacione, përfshirë operacione urgjente, por edhe ato të planifikuara, në programin e rregullt operativ.
“Duke ju referuar të njëjtit raport, janë kryer edhe 303 intervenime endoskopike (ERCP), 147 Gastrokopi, 148 Kolonoskopi dhe shërbime të tjera të natyrës kirurgjike”, thuhet në një njoftim.