Është liruar sot në procedurë të rregullt Shefi i Personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu-Heretica, pasi u arrestua dje me urdhër të Prokurorit të Shtetit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lirimin e tij e konfirmoi avokati mbrojtës Mahmut Halimi.
Halimi tha se tashmë Fadil Aliu-Heretica është në shtëpi.
“Po, Fadil Aliu është liruar në procedurë të rregullt, është liruar nga mbajtja rreth orës 16:00 dhe tash është në shtëpi”, u shpreh Halimi për Insajderin.