Plagosja në Kolovicë/ Gjendet një veturë e braktisur, dyshohet që u përdor në sulm

Gazeta Neutral ka mësuar ekskluzivisht se ka ndodhur një incident me armë zjarri në Kolovicë, ku një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur nga një veturë në levizje, e cila ka qëlluar drejt një personi duke e lënë atë të plagosur, ndërkaq vetura ka vazhduar në një drejtim të panjohur.

Burimet e Neutral bëjnë të ditur se para pak minutave është gjetur e braktisur një veturë e tipit VW e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit gjatë plagosjes.

Autoritetet janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Gazeta Neutral është e pranishme në vendin e ngjarjes dhe do të sjellë informacione të mëtejshme për këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *