Prishtina nga 1 janari me autobusë dhe linja të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të vijnë autobusë të rinj, e që rrjedhimisht do të ketë edhe linja të reja, raporton Gazeta Sinjali.

Rama ka njoftuar se do të ketë mbulim të më shumë rrugëve me transport urban.

Njoftimi:

Linja të reja, autobusë të rinj për qytetarët tanë

Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë:

– Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025
– Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve
– Mbulim i më shumë rrugëve me transport publik
– Një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar
– Sisteme digjitale të pagesës së biletave

Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.

Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *