Aktori kosovar, Jeton Zogjani e ka kritikuar ashpër deklaratën e Enver Petrovcit për ish-komandantët e UÇK-së.
Ai në emsionin ‘Dita e re’ në Kanal10 ka thënë se ata të cilët e kanë bërë luftën do po hajnë dhe e do janë nëpër burgje.
Sipas tij, është dashur me pas ko*** për të shkuar në luftë, raporton gazeta10.
“E pas luftës mund të flasësh çfarë të duash, kërkush nuk na ndalon, as Dejani, as Ilija as Stojani, janë shku ata. Mirëpo për të shkuar në luftë është dashur me pas vullnet e gatishmeri”, ka thënë aktori Zogjani.
Tutje Zogjani ka thënë se tash është lehtë t’i shajmë ata që e kanë sjell lirinw duke aluduar edhe tek deklaratat e Enver Petrovcit, i cili në një intervistë në televitonin publik, ka deklaruar se po mos të ishte lufta, ish-drejtuesit e UÇK-së ose do të ishin mësues ose bodyguarda.