Sulmoi fizikisht një femër dhe largohet, policia shpall në kërkim personin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shpall në kërkim policor pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe shkon nën hetimet.

“Më datën 21.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *