Një vrasje e një plagosje nga autorët e njëjtë në të njëjtën ditë në Prishtinë, Policia dështon në arrestimin e të dyshuarve

Pasditen e së martës të 26 marsit, Gazeta Neutral ka raportuar ekskluzivisht për një incident me armë zjarri në Kolovicë, ku mbeti i plagosur një person.

Ngjarja kishte ndodhur nga një veturë në levizje, nga e cila dikush ka qëlluar drejt një personi duke e lënë atë të plagosur, ndërkaq vetura ka vazhduar në një drejtim të panjohur.

Në po të njëjtën ditë, disa orë më vonë, të shtënat me armë zjarri kanë trazuar banorët e rrugës ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, konflikt ky në mes të disa personave që përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me armë zjarri, ndërsa tre persona tjerë u plagosën.

Dy të dyshuarit, vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha janë arratisur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po vijon hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur veprimet policore jo të duhura në rastin e parë në Kolovicë, dyshohet të kenë cuar në vrasjen e disa orëve më vonë në po të njëjtën ditë.

Ndryshe, në mesin e të plagosurve ishte edhe Zejnie Gashi, 48-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital për tretman mjekësor. Mirëpo ajo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy të rinjtë pasi të njëjtit ishin në vendin e ngjarjes në momentin kritik, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *