Këta janë i dyshuari dhe viktima që u plagos në Kolovicë, Neutral sjell motivin

Një rast i rëndë ka ndodh sot rreth orës 13:40 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Rastin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se konflikti që coi deri në plagosje kishte ndodhur mes të dyshuarit Fitim.D dhe Naim.B.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se motivi është mosmarrëveshje për lëndët narkotike.

Ndërsa, i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Disa minuta pas plagosjes, Policia ka gjetur të braktisur një veturë të tipit VW e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuarit gjatë plagosjes.

“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti për Neutralin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *