Në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë.
Sipas njoftimit të kësaj shoqate shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skijimit si: thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar.
“Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Ndryshe, edhe në temperatura nën zero gradë Celsius, edhe pista e skijimit në fshatin Bogë në Pejë sot ka joshur dhjetëra turistë nga zona të ndryshme të vendit në një ditë me diell në fund të janarit.