Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është kampione evropiane në xhudo.

Medaljen e artë në Evropianin në Zagreb, Distria e fitoi të enjten. Në finale Distria e mposhti italianen Odette Giuffrida.

Ajo ishte bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi.

Për Distrinë është titulli i dytë i Evropës për seniore. Ka edhe dy medalje të argjendta evropiane e dy të bronzta, si dhe shumë të tjera në kategori të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *