Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit

Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey”, e cila është pronë e ish-zyrtarit të Listës serbe të sanksionuar nga SHBA, Millan Radoiçiq.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një prononcim për Telegrafin tha se Agjencia është duke bërë evidentimin e pronave të sekuestruara në veri.“

Agjencia është duke duke bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar në veri”, tha shkurt Elshani.Ndryshe, më 4 prill, gjatë një aksioni në veri të Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – të gjitha këto prona të Milan Radoiçiqit, i cili është autori dhe organizatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *