Shitja e Manchesterit te sheikët e Katarit merr dritën jeshile nga UEFA

‘Katar Sports Investment” e cila ka në pronësi tash e 12 vite skudrën franceze PSG, kanë shfaqur interesim për të blerë edhe klubin anglez Manchester United.

Ata kanë hasur në veshtirësi pasi një rregullore e UEFA-së ndalon që dy skuadra me pronar të njejtë të përballen në garat evropiane.

Por sipas asaj që raporton Daily Mail., UEFA do të lejoj që emirët e Katarit të bëjnë ofertë për blerjen e Manchester Unitedit.

Sipas gazetës shumë shpejt pritet që enmiri i Katarit të bëjë një ofertë prej 4.5 miliardë funte drejt për të filluar negociatat me familjen Glazers.

Afati për të gjitha ofertat është data 17 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *