‘‘Katar Sports Investment” e cila ka në pronësi tash e 12 vite skudrën franceze PSG, kanë shfaqur interesim për të blerë edhe klubin anglez Manchester United.
Ata kanë hasur në veshtirësi pasi një rregullore e UEFA-së ndalon që dy skuadra me pronar të njejtë të përballen në garat evropiane.
Por sipas asaj që raporton Daily Mail., UEFA do të lejoj që emirët e Katarit të bëjnë ofertë për blerjen e Manchester Unitedit.
Sipas gazetës shumë shpejt pritet që enmiri i Katarit të bëjë një ofertë prej 4.5 miliardë funte drejt për të filluar negociatat me familjen Glazers.
Afati për të gjitha ofertat është data 17 shkurt.