41-vjeçari po festonte lindjen e djalit, fqinji e qëllon për vdekje me shigjetë për zhurmat e shkaktuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova. Një burrë qëlloi për vdekje komshiun e tij i cili po festonte lindjen e djalit të tij të vogël. Javier Alfredo Miranda Romero nga Italia, 41 vjeç, ishte me një grup shokësh dhe kishte shkuar në shtëpi për të festuar lindjen e djalit, mirëpo zhurmat e festës kanë acaruar, Evaristo Scalco, 63-vjeç i cili rrëmbeu një hark dhe shigjetë dhe vrau komshiun.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë Javier duke shtrënguar barkun e tij me shigjetën e ngulur në një pellg gjaku në një rrugicë në qytetin port italian të Genovas. Dëshmitarët thonë se Scalco kishte hedhur fyerje raciste ndaj peruanit Javier përpara se të kapte harkun dhe shigjetën dhe ta qëllonte në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *