Juventus mposht Lazion, kalon në gjysëm-finale

Ka përfunduar me fitoren 1 me 0, të “bardhezinjve”, çerek-finalja e fundit e Kupës së Italisë e zhvilluar në “Allainz Stadium”, mes Juventusit dhe Lazios.

Pjesa e parë pa sulmet e shpeshta të Juventusit, ku edhe pse ishin goxha të furishme, nuk po mundnin të depërtonin në portën e “shqiponjave”. Do të duhej të vinte minuta e 44’-të, ku pas një krosimi të bukur të Filip Kostiç, nga goditja e këndët Bremer kërcen më lart se të tijët duke shënuar kështu golin e vetëm të sfidës.

Me këtë fitore minimale ndaj Lazios, Juventus arriti të kualifikohej për në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin, në muajin prill. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *