Ermal Fejzullahu dhe Labinot Gashi treguan historinë se si përfunduan në burg në Zvicër

Krahas momenteve qesharake si gjithmonë, në puntatën e sotme të “Zemër Luana” nuk kanë munguar as rrëfimet e sinqerta.

Një ndër to ka qenë edhe një histori e Labinot Gashit me Ermal Fejzullahun.

Ermali ka treguar se ka përfunduar 24 orë në burg në Zvicër me Labin, ku shkak është bërë viza e gabuar. Më tej Ermali ka thënë: “Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur”.

Të ftuarit kanë treguar po ashtu se brenda qelisë ka patur sekuenca mjaft argëtuese, duke e cilësuar këtë thjesht si një aventurë.

Një moment ky i sinqertë, që duket se tashmë Ermali dhe Labi e kanë kaluar në kujtimet e tyre dhe kanë kaluar vetëm 24 orë, pasi është sqaruar situata që ata kanë lënë qelinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *