Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetët, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi janë kërcënuar.
Deputeti Zemaj ka zbuluar detaje nga planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të kësaj partie dhe tre deputetëve, raporton Indeksonline.
“Eshte ngritur shqeteism i madh per te gjithë. Kemi mare mijëra mesazhe. Ne duhet te besojmë ne organet tona pavarësisht te kaluarës se hidhur. Nuk eshte mire qe dëgjojmë këso lajmesh, por shpresojmë qe organet do ti trajtone këto info me kujdes te vecante. Na eshte konfirmu per tentim atentat. Deri me tani këto janë qe i dim edhe ne. Me shume eshte policia por edhe partneret tjerë ndekombetare qe kane marre kete informacion dhe janë ne kontakt me kryetarin e koleget tjerë, shpresojmë ti identifikojnë.. momentin kur eshte njoftu PK gjithçka eshte ne duart e tyre. Ne jemi zyrtarë e përfaqësues te qytetarëve. Duhet te presim ata se çka na ofrojnë e çka do te hetojnë te kësaj mendësie te ulët para këtij planifikimi qe te eliminojnë. Gjithcka ka qenë ne koordinim me PK. Brenda 24 orëve ka dalë si informacion dhe u bë publike ne këtë fazë të hershme. Motivet janë politike nga ajo që është thënë..”, tha ai në Kanal 10.