Murati “lavdërohet” për rritje ekonomike, Bajrami e kritikon: Taksat i ke shpërnda si karamele

Ministri i Financave Hekuran Murati, përmes një postimi ishte “lavdëruar” me rritjen ekonomike të Kosovës, e cila ishte deklaruar nga ATK-ja.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, shkruan lajmi.net.

“Minister, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a”, ka shkruar Bajrami përmes një postimi.

Më tutje ajo pyeti, duke iu drejtuar Muratit se çka ka bërë që po lavdërohet, përveç se sipas saj, i ka marrë taksat dhe “i ka shpërnda në formë të karameleve”.

Përndryshe ajo ceku edhe disa nga dështimet që sipas saj janë bërë gjatë mandatit të tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *