VALA sqaron problemet e ditëve të fundit: Po kalojmë në teknologji të re, nga ajo e vjetëruar

Shumë qytetarë e biznese gjatë ditëve të fundit janë duke pasu probleme me rrjetin mobil publik “Vala”.

Gjatë ditës së djeshme  ka qenë totalisht jashtë funskionit si në thirrje, dërgesa të SMS-ve dhe mungesësë së internetit.

Pavarësisht miliona euro të shpenzuara nga ana e Telekomit në mirëmbajtje të rrjetit , ende lë për të dëshiruar.

Është viti 2024 dhe shërbimet e internetit në autostrada në vend  është totalisht jashtë funskionit.

Në anën tjetër nga Telekomi kanë dhënë sqarime se janë duke i bërë migrimin dhe testimet e rrjetit.

“Siq jeni të njoftuar Telekomi i Kosovës aktualisht është duke zhvilluar disa projekte të mëdha të modernizimit, modernizimi i rrjetit mobil dhe atij optik që po rrjedhin paralel,  të cilat herë pas herë, qoftë për shkak të migrimeve apo testimeve, do të afektojnë herë pas herë dhe përkohësisht në shërbimet tona.

Problemet e djeshme ishin pasojë e përkohshme e këtyre proceseve në rrjetin mobil dhe të njëjtat nuk përjashtohen herë pas here edhe për një kohë të shkurtër deri në përmbylljen e procesit të migrimit që do të ndodhë në pjesën e parë të qershorit. Deri tani, afektimet kanë qenë minimale dhe presim që kështu të jetë edhe në të ardhmen”, tha Fadil Lepaja zyrtarë për informomj nga Telekomi I Kosovës,

Ai ka pranuar se dje këto probleme me SMS ishin pak më të theksuara se ditët tjera, por ato gjatë ditës janë tejkaluar.

“Por, kemi raste të evidentuara, kur me momente, edhe serverët e bankave nuk i dërgojnë SMS-at fare deri të serveri ynë, për arsye të tyre, por edhe për këto raste, faji mbetet te ne, pasi konsumatori e ka të pamundur të dijë arsyet.

Gjithsesi, ky është një proces i cili nuk ka mundur të kalojë pa probleme të caktuara duke pasur parasysh se po kalojmë nga një teknologji e vjetruar dhe nga prodhues të ndryshëm në një sistem unik teknologjik, të fjalës së fundit dhe shpejt edhe në një rrjet optik të shtrirë në tërë vendin, por ndryshimet që do  të jenë të mëdha. Problemet aktuale, të herëpashershme dhe afatshkurta, do të minimizohen edhe më tej, duke bërë progres në migrimin e krejt platformave”, tha Lepaja.

Ndërsa sa i përket mbulimit të territorit të vendit me rrjet ai ka thënë se janë duke I bërë ndërrimin e antenave.

“Mbulimin e territorit të Kosovës me rrjet, Telekomi i Kosovës është duke e bërë përmes ndërrimit të antenave në tërë territorin e Kosovës ku në regjionet e Gjilanit, Ferizajit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe një pjese të Prishtinës tashmë është kryer modernizimi, ndërkaq në regjionin e Prishtinës kjo do të përmbyllet  gjatë muajit korrik. Me ndërrimin e antenave, si është plani, do të kemi mbulim të plotë me rrjet të territorit të vendit dhe kjo do të hetohet menjëherë te konsumatorët”, tha Lepaja.

Sipas tij, gjithsesi, ky është një proces për të cilin të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk ka mundur të kalojë pa probleme të caktuara duke pasur parasysh se po kalojmë nga një teknologji e vjetruar dhe nga prodhues të ndryshëm në një sistem unik teknologjik, të fjalës së fundit dhe shpejt edhe në një rrjet optik të shtrirë në tërë vendin. Në këtë drejtim ju falënderojmë për interesimin dhe informimin e publikut për këto çështje me interes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *