37-vjeçari në Skenderaj sulmon me shufër metalike një person, kishin mosmarrëveshje për një veturë me qira

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar me shufër metalike një 33-vjeçar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e përleshjes që dyshohet se erdhi për shkak të një automjeti me qira, viktima ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Me urdhër të prokurorit ndaj 37-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *