Zemaj pas zjarrit te IML: Heshtja ka kapluar ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit – dorëheqje

Ish-Ministri i Shëndetësë, tash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pasi objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se heshtja ka kapluar “ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit”, derisa ka kërkuar dorëheqje.

“Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit. Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tmerr! Përgjegjësi. Dorëheqje”, ka shkruar Zemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *