Katër raste të dhunës brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Ferizajt brenda një jave.

Policia njofton se dy raste janë raportuar në Kaçanik, një në Ferizaj dhe një në Shtime.

“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 2 persona pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 2 persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thotë tutje policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *