E rëndë: 22-vjeçari humb jetën në një vetaksident të rëndë në Dragash

Një vetaksident i rëndë në trafik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Dragash – Radish, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i veturës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare.

Sipas Gashit, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish kemi një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë  e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha Gashi.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *