Në një aheng familjar, një mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes u gjet një arsenal armësh, përfshirë një armë me gas Zoraki, karikator pa fishek, dhe gëzhoja të ndryshme.
Pas intervistimit, dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
Raporti:
Tërstenik, Gllogoc 24.02.2024 – 12:00. Gjatë një ahengu familjar, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në posedim të personit të dyshuar është gjetur një armë me gas e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.