Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sot nën një veturë në Leposaviq.

Mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

“Sot rreth orës 11.00, policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFOR-i amerikan”, ka thënë Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *