33-vjeçari zbulon se është femër/ Ka edhe penis edhe mitër

Një burrë 33-vjeçar u habit kur zbuloi se kishte lindur me vezore dhe mitër, pasi shkoi te mjeku duke u ankuar se kishte gjak në urinë dhe dhimbje barku.

Chen Li nga Kina, emri i të cilit u ndryshua për të mbrojtur identitetin e tij, mësoi pas një vizite te mjekët se ka dy gjini.

Pavarësisht se ka organe gjenitale mashkullore, ai ka lindur me kromozome seksuale femërore, vezore dhe një mitër. Chen kishte kaluar më shumë se 20 vjet me menstruacione pa e kuptuar, duke patur gjak në urinë dhe dhimbje barku.

Një kontroll mjekësor zbuloi shkakun e vërtetë të gjendjes së tij, teksa mjekët më parë e kishin diagnostikuar me apandesit.

Dhimbja i shkaktohej nga menstruacionet dhe gjaku i përsëritur në urinë ishte pasojë e periodave, raporton The Mirror.

Chen u trondit nga zbulimi dhe një spital i specializuar e informoi atë se kishte gjithashtu organe riprodhuese femërore. Ai ishte i shqetësuar nga zbulimi dhe iu nënshtrua një operacioni tre-orësh muajin e kaluar për t’i hequr ato.

Chen kishte nivele nën mesataren e hormonit seksual mashkullor androgjen dhe nivelet e tij të hormoneve seksuale femërore ishin të krahasueshme me atë të një gruaje të shëndetshme të rritur.

Kirurgu që kreu operacionin, Luo Xiping, i tha South China Morning Post se pacienti tashmë “ishte i qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *