33-vjeçari s’u bindet policëve të trafikut, ‘ua merr’ me veten baterinë zyrtare dhe ikë

Njësitet policore shpesh herë gjatë patrullimit në kontrolle rutinë hasin në shoferë të cilët nuk u binden urdhrave të tyre. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka hasur në një veturë shoferi i të cilës po bënte vozitje të shfrenuar, duke rrezikuar kështu zyrtarët policorë dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Për të evituar ndonjë aksident të mundshëm, Policia kishte sinjalizuar shoferin që të ndalet, mirëpo i 33-vjeçari nuk ka përfillur urdhrat e tyre dhe ka ikur që aty. E gjatë kohës që po i kërkonin që të ndalej, zyrtarit policor i kishte ënë bateria zyrtare në veturën e të dyshuarit, të cilën 33-vjeçari e mori me vete në momentin që u largua.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Pengim i personit zyrtar’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *