Policia e Kosovës, ka dërguar raportin në lidhje me vetëvrasjen e Sokol Halilit, personit që vrau ish-bashkëshorten shtatzënë dhe më pas veten.
Raporti i plotë:
Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45.
Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje.
Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.
Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.