Drenicaku dërgohet në burg pasi kanosi vazhdimisht ish-bashkëshorten

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një burrë në Skenderaj pasi që nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata dhe përmes rrjeteve sociale kishte kërcënuar ish-bashkëshorten.

Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se i dyshuari e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten vazhdimisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si dhe i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *