Lajmi për uljen e dënimit të Naser Pajazitajt i shokoi familjarët e Donjeta Pajazitajt.
Shkëlqim Pajazitaj, tha për Gazetën Sinjali tha se janë të shokuar me këtë vendim dhe se nuk kanë qenë në dijeni që është marrë një vendim i tillë.
“Jemi shumë të pakënaqur me këtë dënim, as nuk e kam ditë që është marrë ky vendim.. jam i shokuar..prej juve po e marr vesh. Ne kemi prit që po zbulohet ndonjë person tjetër që është përfshi në vrasje…s’di, s’di”, u shpreh ai për Sinjalin.
Naser Pajazitajt ishte i dënuar me burg të përjetshëm, por këtë vit Gjykata e Apelit e ktheu çështjen në rigjykim, ku Naser Pajazitajt sot i’u është ulur dënimi në 35 vite.