Vështirësohet jeta në Ukrainë,mungesa energjetike dhe ulje temperaturash

Ukrainasit po përballen me ulje temperaturash dhe borë, ndërsa mungesa e energjisë elektrike po e vështirëson akoma më shumë situatën

Tashmë 10 milionë banorë në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike, e cila pasohet me mungesë ngrohjeje.

“Për shkak të një rënie dramatike të temperaturave, konsumi i energjisë elektrike po rritet çdo ditë në ato rajone të Ukrainës ku furnizimi tashmë është rikthyer pas sulmeve masive me raketa më 15 nëntor, në infrastrukturën energjetike. Kjo e komplikon situatën tashmë të vështirë në sistemin energjetik”, tha Ukrenergo, një operator i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *